Moti sot dhe ditëve në vazhdim!

Sot në Kosovë do të mbajë mot pak më i nxehtë se sot, por ende do të jetë freskët për shkak të erërave veriore dhe vranësirave të cilat nuk pritet të sjellin reshje atmosferike.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë pak më nxehtë.

Pasnesër në Kosovë do të mbajë mot më i nxehtë dhe më stabil gjatë ditës, kurse në mbrëmje do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje lokale shiu. Gjatë natës priten reshje shiu në shumë pjesë të Kosovës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pasnesër do të mbajë mot më i nxehtë dhe më stabil. Natën mes së martës dhe së mërkurën priten reshje lokale shiu.

Të mërkurën në tërë rajonin na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende do të ketë riga lokale shiu.

Nga e enjta përsëri thatë dhe freskët, por me ngritje të temperaturave. Të premten pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e ndjeshme e temperaturave./Meteoballkan