Shpend Ahmeti: Ne teatrin e kemi rrënuar moti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka shkruar për çështjen e rrëzimit të teatrit në Tiranë, pa u përfshirë në debat se a është dashur të rrëzohet një objekt i tillë.

Ahmeti ka treguar për përjetimet në teatër kur ka qenë si fëmijë ( Ahmeti është djali i aktorit të njohur të ndjerë Ali Ahmetit), dhe se çfarë përjetojnë aktorët në skenë dhe kur pranojnë një rol.

Kryetari i Prishtinës megjithatë nuk ka pranuar të tregojë nëse autoritetet në Tiranë kanë bërë mirë apo keq me vendimin për ta prishur godinën.