Shpend Ahmeti tregon nëse do t’i bashkohet partisë së Vjosa Osmanit

Figura të ndryshme politike të vendit, janë përfolur se do t’i bashkohen inicitivës së re të Vjosa Osmanit.

Në mesin e emrave të ndryshëm është përfolur të jetë edhe i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Mirëpo njëjti në një prononcim për IndeksOnline ka mohuar zërat se edhe ai do të jetë krahë i Osmanit. “Nuk është e vertëtë”, ka thënë ai shkurt për IndeksOnline.