Shpërthejnë dardanët, Kosova shënon në Çeki (video)

Kanë kaluar 50 minuta lojë në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

Atdhe Nuhiu e ka kaluar Kosovën në epërsi 1:0 në minutën e 50-të.

Sulmuesi shtatlartë ka shënuar një supergol me kokë nga distanca.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.