Tahiri: Nuk guxojnë ta shkarkojnë Nagipin, ai njeri e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk guxon ta shkarkojë nga pozita kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

”Ai njeri ka lidhur duar e këmbë me Albin Kurtin“, ka thënë Tahiri në Pressing të T7.

Sipas Tahirit, kryeministri është përpjekur që ta nxjerr kryeshefin e KEK-ut si të pafajshëm.

”Nagip Krasniqi është i pezullun. Ai është njeriu që me gjasë e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin, sepse përndryshe si nuk mundet me shkarku bordi që e ka emëruar Qeveria një person që është në paraburgim”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se e ka intervistuar në komision Nagip Krasniqin, të cilin e përshkruan si një njeri shumë të rëndësishëm, që sipas atij Krasniqit nuk i kanë interesuar as vërejtjet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

”Ai njihet për një person shumë i pushtetshëm. Ke marrë një vërejtje nga ZRrE që nuk bën me tregu rrymë me kompaninë HCE, sepse nuk është e licencuar në Kosovë, pse e ke bërë një gjë të tillë. Tha nuk më intereson mua për ta”, ka deklaruar Tahiri.