Sekretari i PDK’së tallet me Albin Kurtin pasi i kërkoi Thaçit të dal në debat televiziv

Sekretari i PDK’së dega në Prishtinë, Bujar Cakolli, është tallur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit i kërkoi presidentit Thaçi të dal në debat televiziv me të, transmeton Fokusi.info.

Cakolli ka thënë se kryeministri i shkarkuar me 2/3 e votave të deputetëve po kërkon debat me presidentin e zgjedhur me 2/3 e votave.

Ai ka thënë se tani mund të organizohet vetëm një debat mes Vetëvendosjes dhe deputetëve të saj.

Postimi i plotë:

Kryeministri i shkarkuar me 2/3 e votave deputetëve, i paska lyp debat Presidentit të zgjedhur me 2/3 e votave.

Krejt çka mujmë me ba tash,me organizu një debat, nē njërën Albini, Haki Abazi e Shkëlzen Gashi, e në anën tjetër Glauku, Liburn Aliu e Mefail Bajqinovci.