Shpërthim me molotov brenda territorit të xhamisë në Tiranë (Video)

Brenda territorit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë është hedhur një koktejl molotovi.

Nuk dihet ende kush e ka hedhur lëndën plasëse dhe janë po ashtu të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Bëhet me dije po ashtu se një tjetër koktejl është gjendur në tokë e paplasur jashtë Parlamentit.

“BalkanWeb” mëson se ka dyshohet që këto lëndë të jenë hedhur nga protestuesit që krijuan incidente të vogla edhe pranë ministrisë së Brendshme.