Përfaqësuesi i AAK’së pas vendimit të KQZ’së: Do të veprojmë konform ligjit dhe interesit tonë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje procesoi në votim certifikimin listat e secilës parti veç e veç, ku në këtë process nuk kaloi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK u certifikua si parti, por jo edhe si listë zgjedhore. Përfaqësuesi në KQZ, Ibrahim Selmanaj në një deklaratë për Periskopin ka sqaruar gjithë procesin dhe ka treguar se si do të veprojnë tutje.

Selmanaj ka thënë se sot gjatë ditës do të paraqesin ankesë në PZAP, e nëse ka nevojë edhe tek Gjykata Supreme.

‘’Ekzistojnë rrugë të tjera që ka PZAP, është mundësia e parë për secilin subjekt politik dhe Gjykata Supreme pastaj, që janë në dispozicion deri më datën 30. Nuk mund të paragjykoj a do të pranohen apo jo. Kemi shembuj kur Gjykata i ka kthy në favor dhe kur i ka refuzu vendimet nga Komisioni Qendror, Supremja i ka quajtur të ligjshme. Nuk duhet me paragjyku dhe as me ju bë presion tek e fundit mekanizmave të shtetit’’, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, përfaqësuesi i AAK’së në KQZ mendon se brenda këtij institucioni nuk ka ndikime apo vendime politike, siç po pretendon Vetëvendosje dhe Nisma Social Demokrate.

‘’Nuk besoj që ka ndikim politik, është si rezultat i zhvillimeve të fundit që ka ra në Qeveri, nga një aktgjykim të jë deputeti që ka qenë i dënuar. Është deklarimi i Kushtetueses, që ka njerëz me defekte shumë të vogla dhe njerëz që kanë dënime banale, me thënë me 20 euro, që e kemi rastin konkret tek Shemsedin Dresha’’, thekson Selmanaj.

Selmanaj ka sqaruar edhe procesin e certifikimit tek partia e tij.

‘’AAK në zgjedhjet e fundit ka kandiduar me Partinë Social Demokrate në koalicion dhe ligji për zgjedhjet i deTyron të gjitha partitë politike në koalicione që kur ka garë zgjedhore, duhet të certifikohen prap. Kërkesa ime ishte e qartë që të certifikohet, sepse kur je parti parlamentare nuk ke nevojë të certifikohesh’’, shton ai.

‘’Ne jemi shumë të qartë në qëllimet tona. Do të veprojmë konform ligjit dhe do të veprojmë konform interesit të subjektit politik’’, përfundon Ibrahim Selmanaj.

Partitë politike kanë 24 orë afat që të shtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP).