Shqipëri: 8 të vdekur dhe 510 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë shënuar 8 humbje jete dhe 510 raste të reja me koronavirus nga 2198 testime, ndërsa të shëruarit janë 477.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.