Veteranët ia urojnë ditëlindjen Kadri Veselit me një foto ku shihet së bashku me Gucatin e Haradinajn

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku e ka uruar ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin për ditëlindjen e tij të 54.

Klinaku ka publikuar një foto ku shihet Veseli në një foto së bashku me Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Sfidat që me shokë po i kaloni, nuk janë personale por të përgjithshme. Prandaj, si shoqëri dhe shtet, duhet të mundohemi që t’ua lehtësojmë ato. Urime datëlindjen Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

Kjo është ditëlindja e parë që Veseli po e kalon si i arrestuar nga Specialja në Hagë.