Shqipëri vs Moldavi – Shiko këtu ndeshjen

Shqipëria luan në shtëpi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë. Në “Air Albania” kuqezinjtë do të synoj në fitoren për të qenë në garë për një biletë që të çon në Europian, e duke parë kundërshtarin, fitorja për skuadrën tonë është një detyrim.

Silvinjo debuton në shtëpi në një ndeshje të lehtë në letër, por shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës sonë. Sa i përket formacioneve, Silvinjo i ka besuar portën Etrit Berishës, ndërkohë që një fanellë titullari ka marrë edhe Mario Mitaj në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sulmi i është besuar Cikalleshit, që do të ndihmohet në krahë nga Uzuni dhe Jasir Asani. Ndërkohë në mbrojtje ia ka dalë Gjimshiti që ka qenë në dyshim për shkak të një shqetësimi.

FORMACIONET:

SHQIPËRIA: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami, Ramadani, Bare, Uzuni, Asani, Cikalleshi
Trajner. Silvinjo

MOLDAVIA: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku
Trajner. Sergei Kleshçenko.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE