Shqipëria e deklasoi Moldavinë (Video)

Shqipëria pas disfatës me Turqinë tre ditë më parë, me një tjetër performancë mbresëlënëse, e kthyer në goleadën më të thellë të historisë në ndeshjet kualifikuese, në transfertën e Moldavisë. 

Nuk ishte Moldavia kundërshtari përcaktues, por duke parë traumën që kishin marrë me vete nga Stambolli kuqezinjtë, vlente shumë forca e karakteri që duhej treguar. Presingu i lojtarëve të Reja e bënë Moldavinë të gabonte në pasimet e thjeshta e sidomos në qarkullimin e topit prapa. Pikërisht në një moment të tillë erdhi goli i avantazhit nga  Cikalleshi në minutën e 22-të.

Shqipëria dyfishoi rezultatin në minutën e 34-të me golin e Keidi Bare.

Ndërsa golin e sigurisë e dha Trashi në minutën e 40-të, me një goditje që nga jashtë zonës së sigurisë.

Goli i katërt erdhi në minutën e 90-të nga Manaj, i cili realizoi me sukses, me thembër, një pasim të marrë nga Roshi.