Shqipëria shënon fitore të madhe kundër Kazakistanit (Video)

Shqipëria ka marrë tri pikë të artë në xhiron e parafundit në Nations League dhe tani do të kërkojë play-offin në takimin e fundit, kundër Bjellorusisë.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 3 – 1 në ”Air Albania”.

Sokol Cikalleshi (16′) dhe Ardian Ismajli (23′) realizuan në fillim, por vetëm një minutë më vonë kazakët ngushtuan diferencën me anë të Abiken i cili goditi nga mesi fushës, për ta befasuar Etrit Berishën.

Por rezultati përfundimtar u vendos nga Rei Manaj (61′) me anë të penalltisë.

Shqipërisë tani i duhet fitore në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë për t’u ngjitur në Ligën B, pasi aktualisht pozicionohet e dyta me tetë pikë, dy më pak se bjellorusët në vendin e parë me 10 pikë.

Goli i Cikalleshit

Goli i Ismajlit

Goli i Abiken

Goli i Manajt