Latifi: Partitë tjera nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga metodat makiaveliste

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi, ka shkruar në facebook rreth iniciativës së Kadri Veselit, duke thënë se partitë tjera nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga metodat makiaveliste.

“Heshtja e partive tjera ndaj kësaj iniciative është shenjë e qartë se ato nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga metodat makiaveliste në luftën për pushtet, që dmth se do të vazhdojnë të mashtrojnë publikun me retorikë demokratike, pastaj të vjedhin taksat e tij për t’i mbushur xhepat e tyre dhe ushqyer militantët e papunë, dhe në fund të ditës për të dhënë porosinë fataliste se në këtë vend nuk mund të mbijetosh ndryshe”, ka shkruar Latifi.

Shkrimi i plotë i tij:

“Të veprosh me standarde morale në botën e xhunglës, do të thotë të rrezikosh shumë! Iniciativa e Kadri Veselit për një kod moral në politikën kosovare përmban pikërisht një rrezik të tillë. Për të, në rradhë të parë. Heshtja e partive tjera ndaj kësaj iniciative është shenjë e qartë se ato nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga metodat makiaveliste në luftën për pushtet, që dmth se do të vazhdojnë të mashtrojnë publikun me retorikë demokratike, pastaj të vjedhin taksat e tij për t’i mbushur xhepat e tyre dhe ushqyer militantët e papunë, dhe në fund të ditës për të dhënë porosinë fataliste se në këtë vend nuk mund të mbijetosh ndryshe.”