Shqiptarët i kushtojnë poezi Bitcoinit

0
238

Kohët e fundit është rritur numri i investitorëve si dhe entuziatëve për kriptovalutat si  Bitcoin dhe të tjerat, kjo përfshirë edhe vendin tonë.

Në Kosovë tashmë është krijuar një grup i cili quhet “Albanian Crypto Amateurs” në të cilin për momentin janë kyçur mbi 17 mijë anëtarë. Aty është publikuar edhe një poezi që autori shqiptar i këngëve të shumë prej këngëtarëvë tanë, i ka kushtuar kësaj monedhe virtuale.

Bëhet fjalë për Arsim Bunjakun, i cili  ka përshkruar rëndësinë e madhe që po del ta kenë monedhat virtuale, por si duket ai ka vendosur ta bëj të duket se çdo gjë është ‘fushë me lule’ në botën e bitcoinit, shkruan Gazeta Metro.

Duke mos harruar ta përmend se ka edhe probleme të tjera të zakonshme, sikurse fakti që ka të bëjë me  luhatjen e çmimeve.

Bitcoini nuk është kriptomonedha (kriptocurrency) e vetme. Shumë të tjera kanë hyrë në treg – mbi 200 prej tyre. Përderisa Bitcoini është ende lider, Ethereum, Ripple dhe NEM dhe shumë të tjerë gjithashtu po mbijetojnë, kriptomonedha të cilat janë përmendur edhe në poezinë në fjalë.

Ndryshe, monedha virtuale po përdoret edhe për të blerë diçka në botën reale./Gazetametro.net

Mëposhtë keni tekstin në fjalë:

Ne zhanrin folklorik Bitcoin-i

Une jam Bitcoini

Babe me thirrin

As qerpikun

S’mujne ma dridhin

Se kam lind

Per mos me vdeke

Dora e askujt

S’ka mujt me m’prek

Jane mundu

Me m’rrzu per toke

Krejt balenat

E k’saj bote

Djali i jem

Eshte Etherumi

Kush s’ka mujt

Me shti perfuni

Eshte i urte

Kurre si bertas

Ka shkoj une

U m’vjen permas

Deri tash

Kam ba shume fmi

Sa as emrat S’po ja’u di

Tronin fort Jan ka ma sillin

Ke tu thithe

Ja nalen gjinin

A per Ripplen

S’kam cka thom

Qind per qind Kopil e kom

E k’ta tjeret

Mire po shiten Veq po pres

Deri sa t’rriten

Cmimi i jem

Ka hyp ka zhdryp

Kush ka dite

M’ka rujt si syte

Ai njeri

Qe din me mbajte

S’ta ka hanger

Buken thate

I Po i ndi Do fjale te kqija

Nga Koreja E india

Nuk e din Ata qyqana

M’ka lind Baba

E jo Nana

Kqyrne mire

Prej dites t’sodit

Cka bon Djali i Satoshit