Shqiptari 17 vjeçar nënshkruan me Lazion

Florent Shehu, 17-vjeçar, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e Lazios.

Sipas njoftimeve të mediave, ai në fillim do të luajë me të rinjtë e klubit, por do të jetë në vëzhgim të ekipit A.

Vetë Shehu ka thënë se është i lumtur me kontratën.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falënderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besim“, ka shkruar Shehu.

Edhe faqja e klubit të Lazios ka njoftuar për transferin e Shehut. Njoftimin e klubit mund ta lexoni këtu.

Florent Shehu 17 vjeç ka lindur në Francë, ka edhe pasaportë zvicerane. I njëjti ka origjinë nga Kosova.

Ai luan edhe në Zvicër me moshat e reja.