Shqiptari gjendet i djegur në makinë, ja pse dyshohet se i ka dhënë fund jetës

Një shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda makinës së tij, duke u vetëdjegur në Rodos, ndërsa trupi i tij u gjet në automjet këtë mëngjes. I djegur në automjet është gjetur një shtetas shqiptar 56 vjeç, babai i një fëmije të mitur.

Burri u gjet i vdekur në makinë rreth orës 06.00 në zonën e Kaminari, midis Malona dhe Haraki. Forcat speciale nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe oficerët e policisë nga Drejtoria e Sigurisë Rodos dhe Departamenti i Policisë Archangel nxituan për në vendngjarje.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Makina është djegur plotësisht, ndërsa shoferi që dyshohet se është vetëdjegur është identifikuar vetëm me anë të faktit se kush e ka nën pronësi makinën. Hetuesit kanë gjetur të dhëna se 56-vjeçari ishte në vështirësi financiare dhe duket se kjo është arsyeja se përse ai ka vendosur t’i japë fund jetës.

Dyshohet se zjarri fillimisht ka qenë i vogël, ndërsa me shpejtësi ka prekur të gjithë pjesët e automjetit. Rezultatet e plota pritet që të dalin më vonë, pas kryerjes së autopsisë.