Shqiptari që po i mëson yjet e huaj të kërcejnë

Toni Dovolani është një prej shqiptarëve më të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mëson divat e Hollivudit të kërcejnë.

Shqiptari i famshëm ka mësuar të kërcejë edhe Pamela Andersonin, e cila është cilësuar si një prej femrave më të bukura dhe joshëse të gjithave kohërave.

Pamela ka qenë fantazia e shumë meshkujve, qoftë edhe vetëm për ta parë një herë, por mesa duket Toni Dovolani ka pasur mundësinë ta prek atë live.

Ndërsa Toni Dovolani ka qenë edhe një balerin shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara e së fundmi, siç thamë edhe më lartë ai instrukton vipat e njohur për të mësuar të kërcejnë.

Madje shqiptari ka mësuar edhe Richard Gere të mësojë të kërcejë për filmin “Shall We Dance?”. Ishte Toni Dovolani, ai që e perfeksioi aktorin Gere në kërcim për këtë film, raportojnë mediat kosovare.