Shqiptarja mahnit jurinë e “The Voice” në Gjermani (VIDEO)

Një tjetër shqiptare na ka bërë krenare. Rreze Bojahiu ka mahnitur jurinë gjermane. Ajo ka marrë pjesë në “The Voice Kids” në Gjermani, dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë ka zgjedhur të përfaqësohet me një pjesë nga opera “Nessun Dorma”.

Anëtarët e jurisë u mahnitën nga vokali i saj, aq sa kthyen karrigen menjëherë. Ata u ngritën të gjithë në këmbë pasi mbaroi performanca.