Shtatë viktima dhe 194 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë viktima si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 194 qytetarë.

Aktualisht në Shqipëri janë 8,433 pacientë aktivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar

Janë shëruar 190 pacientë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.