Zgjohet Lulzim Basha: Mbërrin tek godina e Teatri Kombëtar por e gjen të shembur!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbërritur pranë godinës së Teatrit Kombëtar, por aty ka gjetur vetëm gërrmadhat.

Ashtu siç ishte paralajmeruar, godina është shembur per t’i hapur rruge ndertimit te teatrit te ri si dhe zona është rrethuar me forca speciale.

Janë shoqëruar në polici aktivistë, aktorë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë mbërritur në vendgjarje, por nuk e kanë gjetur godinën e Teatrit.

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që, sipas tij, policët duhet të ishin në shërbim të qytetarëve.

Basha thotë se çdo shqiptar e kupton nga kjo ngjarje se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë.

Sipas tij, ky është një akt barbar dhe se opozita do të marrë vendime politike ditën e sotme.