Shtetasi i huaj raporton në polici: Hajnat ia vjedhin kuletën, çelësin e veturës dhe më pas edhe veturën

Një shtetas i huaj ka raportuar në polici se dy persona ia kanë vjedhur nga banesa kuletën, çelësin e veturës e më pas edhe veturën.

Kështu ka bërë të ditur Policia.

Njoftimi:

Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se dy persona i kanë vjedhur nga banesa portofolin dhe çelësin e veturës, me ç’rast të njëjtit i kanë marr edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.