A do të vendoset për liberalizimin e vizave më 23 qershor?

Më 23 qershor, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do takohen në Bruksel me liderët e Bashkimit Evropian, në prag të Samitit të BE-së.

Ndërkohë të mërkurën në Prishtinë për vizitë erdhi Charles Michel, kryetar i Këshillit Evropian, institucion ky në ambientet e së cilit do zhvillohet takimi mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo, cilat janë gjasat që të ndryshojë qëndrimi i shteteve anëtare të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas presidentit të këtij Këshilli?

Se janë në kontakt me shtetet respektive tregoi edhe presidentja Osmani, veçse ka kritika për prolongim të padrejtë të këtij procesi.

Gjatë kësaj jave, Parlamenti Evropian sërish dha dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërsa, edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se në samitin e 23 qershorit, pritet që të merret një vendim i rëndësishëm për Kosovën, duke iu referuar liberalizimit të vizave.