Shtrenjtimi i faturave të rrymës, Kurtit i kërkohet llogari për takimin me miliarderët e KEDS-it

Kryeministri Albin Kurti më 19 tetor të këtij viti ka takuar pronarët miliarder të KEDS’it. Nihat Ozdemirin e Ahmet Çalikun. Ai i kishte lavdëruar. I kishte cilësuar si investitorë të huaj. Kishte folur me ta për “përparimin ekonomik të Kosovës”. Per këtë takim, kryeministrit po i kërkohet llogari pas ‘fryrjes’ së faturave të rrymës.

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, përmes një postimi në ‘Facebook’ kërkoi llogari për atë çfarë u dakordua kryeministri Kurti me miliarderët e KEDS-it.

“Qytetarët po i vuajnë sot shtrenjtimet e viteve të kaluara. Secili nga ne e di faturën e vet, e di edhe shtrenjtimin e rrymës. Por, për fitimet e KESCO askush haber nuk ka. Veç privatizuesve sigurisht”, thuhet në postimin e tij.

“Asnjë hetim, aspak transparencë. Veç takime të fshehta, veç terr. Nuk na tregoi kryeministri çfarë bisedoi, e për çka u morën vesh me Ahmet Çalikun e Nihat Özdemirin, pronarë të KESCO. Si ndodhi që këta janë përfshirë edhe në negociatat me Serbinë për Elektroseverin?! Sovranitet, jo mahi”, përfundon Molliqaj.

Para njëmbëdhjetë viteve, Kurti thoshte se marrëdhëniet e mira me pronarët e KEDS’it i kanë vetëm njerëzit e shitur, paçavrat dhe ata që e kanë vendin në burg. I referohej ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj,

“Këtë privatizim do ta luftojmë pa pushim, pa kursim dhe përgjithmonë”, ishte një premtim i bujshëm i Albin Kurtit opozitar që shpërndahej me të madhe nëpër rrjete sociale nga aktvistët e Vetëvendosjës.

Kjo deklaratë e tij ishte bërë saktësisht me 5 korrik të vitit 2012. Mbahej interpelancë lidhur me privatizmin e KEDS’it.

Por, njëmbëdhjetë vite më vonë Kurti e ngriti flamurin e bardhë. Shpalli ndërprerjen e kësaj lufte.

Kurti i takoi pronarët miliarder të KEDS’it. I kishte pritur në zyrën e kryeministrit. Nihat Ozdemirn e Ahmet Çalikun. I pari është pronar i korporatës “Limak”, i dyti pronar i korporatës “Çalik Holding”. Këto dy korporata kanë në pronësi KEDS’in.

Me dy miliarderët nga Turqia, Kurti kishte ka bërë aleancë. Kishte biseduar me ta për mundësitë e përparimit ekonomik të Kosovës.

Para 11 viteve deklaronte se kush bashkëpunon me këta dy miliarderë është njeri i shitur dhe paçavër.

Takimi i pa publikuar në rrjete sociale- Kurti lidh aleancë me pronarët e KEDS’it

Në asnjë llogari të rrjeteve sociale të Kurtit nuk u gjend njoftimi dhe fotot nga ky takim.

Por, detajet nga takimi i papëlqyeshëm për militantët janë shpërndarë vetëm në një njoftim qeveritar nëpërmes e-mailit. është përzgjedhur kjo rrugë komunikimi me publikun që nuk bie shumë në sy.

Aty gjenden detaje që mund të mos i pëlqejnë anëtarëve të partisë në pushtet.

Aty gjendet një foto e përbashkët e Kurtit me pronarët miliarder të KEDS’it: Nehat Ozdemirit e Ahmet Çalikut. Të tretë janë buzagaz.

Ky veprim bie në kundërshtim me deklaratën e tij të para njëmbëdhjetë viteve. Kuri i thoshte Thaçit “Mos u zgërdhini”, në seancën kur flitej për privatizimin e KEDS’it.