Moti sot në Kosovë

Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se fushat e presionit të lartë nga Evropa Qendrore në fundjavë do të shtrihen mbi rajon, që pritet të favorizojnë mot të kthjellët.

Mirëpo masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi vend, në orët e mëngjesit do të zbresin temperaturat minimale ndjeshëm nën vlera mesatare, e vende-vende paraqiten mundësi edhe për ngrica të ulëta.

Sot do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, vende-vende mundësi për ngrica të ulëta. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 23 gradë celzius.