Shtyhet mbledhja e KQZ-së

Shtyhet mbledhja e KQZ-së e cila është paralajmëruar të mbahet në ora 11:30.

Mirëpo, ende pa filluar mirë, është shtyrë kjo mbledhje.

Përmes një komunikate për medie ky organ ka njoftuar se kjo mbledhje do të shtyhet për në ora 13:00 mirëpo, nuk ka dhënë asnjë sqarim tjetër rreth shtyrjes së mbledhjes së paraparë.

“Ju njoftojmë se mbledhja e KQZ-së e paraparë për në orën 11:30 shtyhet për në orën 13:00”, thuhet në njoftim.

Lajmi.net mëson se përveç miratimit të buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme, në rend të ditës së mbledhjes së KQZ-së do të jenë disa vendime: shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së; miratimi i Planit Operacional.