Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot është shtyrë për një ditë tjetër.

Në njoftimin e Kuvendit komunal të Gjilanit në Facebook thuhet se për seancën e radhës do të vendoset ndërkohë.

“Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, seanca ishte paraparë të mbahej sot në orën 10:00.

Deri më tani, Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk kanë arritur që të bëjnë koalicion, ani pse ishin në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës.