Haxhiu: Qeveri vrastare!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka quajtur qeverinë e vendit Qeveri vrastare!

Arsyet që Haxhiu e ka nxjerr këtë vlerësim ai i ka publikuar në profilin e tij në facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Qeveri vrastare!

314 të vdekur nga COVID-19 në dy javët e fundit, 5 gra shtatëzana vdiqën vetëm javën e fundit. Kjo është tragjedia më e madhe prej fillimit të pandemisë COVID-19. COVID-19 në Kosovë është shëndrruar në mortajë vdekjeprurëse.

Mëse 2 527 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në betejën me COVID-19 e mijëra të tjerë çdo ditë po përballen me virusin vrastar, pasi mungon mbështetja dhe kujdesi i duhur institucional.

Kurti dhe Vitia duhet të shkojnë në spitalet tona për të parë nga afër tragjeditë që shkaktuan për shkak të keqmenaxhimit, dështimit të vaksinimit masiv dhe lirimit të masave pa kritere!Kurti e Vitia tani le të shkojnë në IKSHPK e të bëjnë foto me 133 mijë vaksinat që i hodhën në bërllog, pasi ju skadoi afati i përdorimit.

Kjo si pasojë e mosmenaxhimit në mënyrë efikase të tyre, mos vaksinimit gjatë vikendeve dhe pranim të donacionit në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-190.Vdekjet nga COVID-19 kanë kapluar Kosovën, ndërsa institucionet tona Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria janë në apati -pa strategji për të dalur nga situata e katastrofës shëndetësorë që ka kapluar Kosovën.Jemi në prag të fillimit të vitit shkollor dhe janë 25 688 raste aktive, por ende Qeveria nuk ka prezantuar një plan, një strategji se si do të mbrohen fëmijët gjatë këtij procesi!”, ka shkruar deputeti Bekim Haxhiu.