Shtyrje apo jo të zgjedhjeve: Fillon takim i liderëve të partive me Osmanin

Ka filluar takimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të subjekteve politike në Kosovë, për t’ diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me shefen e deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kanë arritur në presidencë, për takimin që ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani, për të diskutuar opinionin e IKShPK’së për zgjedhjet lokale.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV’së Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.

Përveç partisë së kryeministrit Albin Kurti, LVV’së, deri me tani të gjitha partitë opozitare janë shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve por që janë pajtuar që të zvogëlohet fushata zgjedhore në 10 ditë.