Shumaheri kosovar që thyen ligjin: Nuk ecën rrugës, por trotuareve me xhipin e tij luksoz

Një shofer me veturën e tij Mercedes-Benz, ka thyer çdo rregull komunikacioni në Fushë Kosovë, derisa ka kaluar mbi trotuarin me baltë dy herë.

Vetura e tipit Mercedes, ka shkurtuar kthimin nga drejtimi Prishtinë-Fushë Kosovë për në drejtimin Fushë Kosovë-Prishtinë.

Kolona e zakonshme në këtë rrugë duket se ka nervozuar shoferin.

Deri tek rrethi një vozitje në këtë kolonë merr rreth 20 minuta, por jo për shoferin e këtij Mercedesi.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ është publikuar video që tregon se çfarë rrezikimi bën ky shofer.