Shuplaka e grushta në LDK-në e Ferizajt (Video)

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat po shënohen edhe me incidente.

Një tjetër përleshje ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj. Në video shihen teksa fjalosen dhe grushtohen mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në fshatin Koshare, ndërkaq pas kësaj nuk ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.