Si e shohin Zvicrën të rinjët atje

Portali zviceran, swissinfo.ch ka nisur një hulumtim me të cilin dëshronte të dinte se çka dëshiron dhe çka pret një brez i ri prej vendit ku jetojnë, duke përdorur kështu mjetet dixhitale, përcjellë albinfo.ch.

Për të rinjët e sotëm 18-24 vjeç, çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike po e shkatërrojnë vendin.

Në Zvicrën gjermanofolëse, 70 % e të rinjëve mendojnë se gjenerata e tyre duhet sa më shumë të marrë pjesë në protesta që kërkojnë ndryshimin e politikës për klimën, përcjellë albinfo.ch.

Në Zvicër, ndër gjërat që gjenerata e reja e cilësojnë si të rëndësishme janë mundësit e reja digjitale dhe teknologjike të cilat I konsiderojnë “in” – ose nuk mund pa përdorimin e tyre çdo ditë. E ato janë shërbime të tilla si ËhatsApp, YouTube, email, Instagram dhe platformat streaming si Spotify ose Netflix.

Me internetin erdhi liria për të folur më shumë për dallimet në kulturën, seksualitetin, marrëdhëniet dhe gjininë.