Sindikata e Policisë me telegram ngushëllimi për policin që vdiq në Jarinje

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dalë me një telegram ngushëllimi për policin që vdiq në Jarinje.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në faqen e Facebookut.

“Telegram ngushëllimi! Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Sejdiu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në postimin e sindikatës.