Zjarr në Shtedim të Podujevës, tymi po mbulon fshatrat përreth! (Video)

Vënia e zjarreve në vendin tonë vazhdon të jetë e përmasave shqetësuese.

Ka muaj që po digjen tokat veçmas ato bujqësore, jo vetëm duke ndotur ambientin, por edhe duke rrezikuar banorët përreth.

Një flakë e madhe në këto çaste në fshatit Shtedim, ndërsa po vazhdon zjarri, derisa në vendin e ngjarjes nuk ka as ekipe të zjarrfikësve e as njësite të Policisë së Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe tymi tashmë ka mbuluar thuajse dhjetë fshatra të Komunës së Podujevës.

Gjendja është alarmante, sepse zjarri po përhapet vazhdimisht.

Një zjarr tjetër u pa edhe sot tek rrethi i QMI-së në dalje të Prishtinë, ku u përfshi një pjesë e tokës e mbjellur me grurë.