Situata në Ukrainë, Kurti: Serbia po mundohet të luaj dy role, edhe me Moskën edhe me Brukselin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë së dënojnë fuqishëm agresionin rus ndaj Ukrainës.

Kurti ka thënë se një shtet i pavarur e i lirë u sulmua nga një shtet fqinj pa asnjë shkak.

“Sulmi mbi Ukrainën është sulm mbi lirinë, sulm mbi të gjithë ne. Ukrainasët nuk e kërkuan këtë luftë, por ata duhet të luftojnë. Arsyet pse ne solidarizohemi është sepse në luftën e tyre për liri ne e shohim vetën tonë. Dënojmë fuqishëm agresionin rus”, tha ai.

Kryeministri po ashtu ka thënë se Serbia po mundohet të luaj dy role, edhe me Moskën edhe me Brukselin, po që në këtë situatë nuk mund të ketë neutralitet.

Gjithashtu, Kurti në fjalimin e tij u ka bërë thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.