Breshëri plumbash ndaj Range Rover-it, tre të plagosur

Një atentat është shënuar këtë të enjte në Durrës, në rrethrrotullimin e Kënetës, ku si pasojë janë plagosur tre persona që ndodheshin brenda një makine tip Range Rover, njëri prej të cilëve është identifikuar si Julian Meçe.

Të tre të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa sipas dyshimeve të para nga Policia, një mjet ende i paidentifikuar është vënë në ndjekje të mjetit Range Rover që nga autostrada.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, sulmi ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, nga një mjet që mendohet të ketë ardhur në drejtim të Range Rover-it nga Porto Romano.

Gjithnjë sipas dëshmive, brenda mjetit nga është qëlluar ishte një shofer dhe një person i maskuar i cili qëllonte me breshëri automatiku.