S’ka kuorum, rezoluta e LVV-së për rritjen e çmimeve nuk hidhet në votim

Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve.

Në sallë plenare në momentin e votimit ishin vetëm 57 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për vazhdimin e seancës së sotme plenare do të njoftojë ditët në vijim.