S’ka virus e pademi për Sami Lushtakun? Kokë më kokë me miq të shumtë, bëhen bashkë në Gollak

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku duket se s’po e ndien fare situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Bashkë me disa anëtarë të tjerë të PDK-së e ish-bashkëluftëtarë sonte janë mbledhur në një odë në Gollak, transmeton Fokusi.info.

Por në kohën kur virusi është rrezikshmëri e madhe për të gjithë, të njëjtit nuk kanë as distancë, as maska dhe nuk po respektojnë asnjë masë të vendosur nga institucionet shtetërore për pandeminë COVID-19.

Postimi i plotë:

Sonte në Gollak, bashkë me një pjesë të bashkëluftëtarëve të kësaj ane. Është kënaqësi e madhe sa herë jemi së bashku, për të kujtuar të kaluarën e popullit tonë si dhe për të këmbyer idetë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë. SL