Skandali diplomatik

Vetëm brenda pak orësh qytetarët pranuan dy lajme të kundërta – lajmin se Kosova pranoi njohjen nga shteti i Xhamajkës dhe njoftimin se ky lajm ishte i pavërtetë. Të gjithë liderët, të cilët vrapuan ta marrin lavdin për këtë njohje, pas demantimit ngarendën ta shfajësojnë veten dhe ta sulmojnë ambasadoren e Kosovës në SHBA Vlora Çitakun. Sidoqoftë, ky nuk është skandali i parë diplomatik i Kosovës.

Pas një viti në heshtje krerët institucionalë tëKosovës dhanë lajmin për një njohje të re, të ardhur në drejtim të Kosovës. Ishte presidenti i vendit Hashim Thaçi ai i cili njoftoi se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Me t’u kumtuar ky lajm, në drejtim të Xhamajkësvërshuan falënderimet nga kryeministri Albin Kurti, nga ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca e nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, shkruan gazeta “Zëri”.

Madje përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje ngarendën tëmarrin merita për këtë njohje, duke e cilësuar atë si rezultat i punës dyjavore të qeverisë së re. Por vetëm pak orë më vonë erdhi reagimi nga ministrja e Punëve të Brendshme e Xhamajkas, Kamina Smith, e cila demantoi këtë lajm, duke thënë se deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën.

Menjëherë paskësaj deklarate të gjithë krerët institucionalë të vendit drejtuan gishtin kah ambasadorja e Kosovës nëSHBA Vlora Çitaku, duke e bërë përgjegjësen e vetme për këtë skandal.