Skandali i radhës: FFK nuk respekton ‘Ditën e Zisë’ për Nexhmije Pagarushën, shpërfillin vendimin e Presidentit

Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka respektuar vendimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të mbajtur ‘Ditë Zie’ sot.

9 shkurti është shpallur ditë zie shtetërore nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili mori këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila dha vlera të mëdha për kulturën dhe artin shqiptar.

Por, ky vendim i tij u shpërfill nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila nuk mori vendim që të shtyej ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ballkanit, pavarësisht se edhe rregullorja e garave e FFK’së e parasheh një gjë të tillë.

Neni 19 e parash se nëse organti kompetent shtëror merr vendim për ditë zie, atëherë duhet ndaluar zhvillimi i shfaqjeve sportive (automatikisht).

Por, ky vendim dhe rregullorja e garave u shpërfillen nga krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët lejuan zhvillimin e ndeshjes.

Ndryshe, Ballkani shënoi fitore në këtë ndeshje me rezultatin 0-2 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës./gazetametro.net