Skenar si në filma: Pastruesja shqiptare inskenon grabitjen

Një vit më parë, më 8 nëntor, pastruesja shqiptare e një biznesmeni belg, kërkoi ndihmë nga komshinjtë. Duart e Valbona A. ishin të lidhura. Ajo ulërinte me të madhe: na kanë vjedhur, na kanë vjedhur. Pasi kontrolluan shtëpinë, fqinjët gjetën biznesmenin 72-vjeçar me fytyrë të përgjakur në dhomën e gjumit. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda në kokë.

Por grabitësit nuk kishin marrë shumë gjëra, një orë dhe disa materiale të vogla.

Biznesmeni belg jetonte vetëm që pas vdekjes së të shoqes. Policia nisi hetimet për ngjarjen dhe zbuloi se autorët janë Robert I., Sakip K. dhe Avni O. Ajo që zbuloi policia ishte se pastruesja jo vetëm nuk ishte e pafajshme, por i kishte udhëzuar hajdutët.

Ajo kishte komunikime telefonike me ta, madje një natë përpara krimit kishin fjetur në shtëpinë e saj.

Gjykata i dënoi me nga shtatë vite burg Robert I. e Sakip K., kurse Avni O. me 8 vite. Ai është shpallur në kërkim.

Pastruesja shqiptare shpërtheu në lot pas këtij dënimi. Ajo tha se është e pafajshme dhe se ky dënim është një barrë e rëndë për të.