Sllovaki, Qeveria urdhëron mbylljen e shkollave dhe dyqaneve

Qeveria sllovake ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe shumicës së dyqaneve në tri javët e ardhshme, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus nuk ndalet së rrituri, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Marek Krajci.

Për më tepër, nga 11 dhjetori do të ndalohet qëndrimi në kafene dhe restorante, madje edhe në tarraca të hapura, por do të lejohet shpërndarja e ushqimit.

Nga 14 dhjetori, një provë negative mbi COVID-19 do të jetë e detyrueshme në Sllovaki për të gjithë mysafirët e hotelit dhe përdoruesit e teleferikëve në qendrat e skive, dhe nga 28 dhjetori, testimi i rregullt do të urdhërohet në të gjitha kompanitë e mëdha sllovake.