Slovenia vs Kosova – drejtpërdrejt

Slovenia do të jetë nikoqir i Kosovës për takimin që zhvillohet në rrethin e pestë të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 3.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin ‘Stozice’, me Dardanët që kanë plotë nëntë mungesa.

Kosova do të ketë shumë mungesa në këtë sfidë, duke filluar nga trajneri Bernard Challandes që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa ekipin do ta udhëheq ndihmësi i tij Muharrem Sahiti.

Herolind Shala, Benjamin Kololli, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Idriz Voca, Florent Muslija, Betim Fazliji, Milot Rashica dhe Leart Paqarada, që mungojnë po ashtu për arsye të ndryshme.

Për këtë sfidë, Sahiti ka vendosur që në sulm të luajë me Vedat Muriqin, që do të ndihmohet nga Lirim Kastrati, Valon Berisha dhe Bersant Celina.

Në anën tjetër, Sllovenia luan në sulm me lojtarët si Bohar, Losric, Ilicic, Vukic.

Formacioni startues i Kosovës: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadergjonaj, Kryeziu, Rashkaj, Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha, Muriqi.

Shiko ndeshjen KËTU