Ky është një nga nokautet më të shpejta në UFC (video)

Luftëtari i peshave të rënda, Jair Rozenstruik, realizoi meç historik në raundin preliminar në UFC Greenvile të shtunën.

Rozenstruikut iu deshën vetëm nëntë sekonda që ta nokautonte kundërshtarin e tij, Allen Crowder.

Ylli i arteve marciale arriti të shkatonte nokautin e dytë më të shpejtë në historinë e UFC, çka i befasoi edhe të pranishmit në sallë.

Crowder nuk e pati fatin me vete, pasi pas vetëm katër sekondave këmba e tij rrëshqiti në dysheme dhe Rozenstruik e shfrytëzoi në maksimum këtë mundësi.

Goditja e fuqishme e këtij të fundit e la të shtrirë Crowderin, të cilit iu ofrua gjyqtari t’i ndihmonte.

Rozenstruik arriti fitoren e tetë radhazi, derisa pret fituesin e meçit mes Renato Moicano dhe Chan Sung Jung për t’u përballur në raundin tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=b04Pck6SJ6w