Sokol Bashota kthehet nga Haga, thotë se më kanë ofruar marrëveshje

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, pasi është marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës, tashmë është kthyer në Kosovë.

Ai është pritur nga shumë qytetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bashota tha se është sqaruar nga Gjykata se është i ftuar si i dyshuar dhe se për çudi atë më kanë ofruar një marrëveshje të cilën do ta mësoni më vonë, tha Bashota.