Gjendet një grua pa shenja jete në Mazgit

Në fshatin Mazgit të komunës së Obiliqit është gjetur një grua pa shenja jete.

Sipas raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa, me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Mazgit, Obiliq 19.02.2021 – 10:42. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”.