Sonte Tirana – Crvena Zvezda, formacioni i mundshëm i Tiranës

Tirana sonte nga ora 20:00 do të përballet me ekipin serb Crvena Zvezda, sfidë kjo që zhvillohet në “Air Albania”.

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ende nuk është përcaktuar për formacionin, por si i mundshëm mund të jetë ky: Lika në portë me Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari ose Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Batha e Çelhaka, ndërsa para tyre treshja e huaj, Kobina, Kale e Torasa. Në sulm i vetëm Ernest Muçi. I vetmi dyshim në këtë mes është krahu i majtë, me Hoxhallarin apo Ismajlgecin si titullar./Fokusi.info/