Sot BSPK mban konferencë të jashtëzakonshme, pritet të tregojë se a do të vazhdojë greva

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën pritet të tregojnë se a do të pezullohet greva apo do të vazhdojë.

Konferenca vjen pas publikimit të rezultateve nga Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, të cilët njoftuan se 54.88 përqind e mësimdhënësve janë deklaruar pro pezullimit të grevës, ndërkaq 45.12 përqind kundër.

Konferenca do të mbahet në sallën “1 Tetori”, nga ora 14:00.