Sot është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 65 vjet.

Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Shkollën e mesme teknike e kishte mbaruar në Skenderaj.

Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së.

Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Forcat policore-ushtaraka serbe e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashkku me 56 anëtarët e familjes së tij. /Fokusi.info/