Sot “hapen” dyert e burgjeve, lirohen 21 gra të dënuara

Të dënuarit që përfituan nga amnistia dalin sot nga burgjet.  Janë 21 gra të dënuara që fitojnë lirinë, ndërsa 27 të tjera përfitojnë ulje me një të drejtën e dënimit.

Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Po ashtu përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

Ligji u miratua në fillim të këtij viti në datë 30 janar dhe në 14 shkurt Presidenti e dekretoi.

/Ora News.tv/